“Shkova në Gjermani me pasaportë fals, vetëm një herë kam qenë në Kosovë”


Florim Ejupi, ka treguar se si ka shkuar në Gjermani e në Spanjë pas ngjar jeve në Kosovë. Ai ka thënë se atje ka shkuar me dokumente faIse, teksa ka treguar se gjatë kësaj kohe vetëm një herë ka qenë në Kosovë, ku ka qëndruar vetëm një orë.

“Me pasaportë fals kam dalë në Gjermani. Kam punuar në baushtell. Pas Gjermanisë kam shkuar në Spanjë. Atje i kam pas disa miq, shok të mi. Në Spanjë kam qëndruar 3-4 muaj, pastaj jam kthyer në Gjermani, pastaj në Shqipëri. Në Kosovë kam qenë vetëm një herë. Ka qenë nëna sëmurë dhe kam qenë e kam parë për herë të fundit. 2002-2003 nuk e di saktë cilin vit, por kam qëndruar vetëm 1 orë dhe jam kthyer”, ka treguar Ejupi.

Ai tutje, ka thënë se tani nuk punon asgjë dhe është me terapi të mjekut pas disa komplikimeve shëndetësore.

“Unë gu xoj me ardhë në Kosovë. Nuk vijë në Kosovë sepse kur kam aplikuar për azil ju kam treguar që jam i rrezíkuar atje dhe e kam të lejuar me shku gjithkund përveç Kosovës”, ka thënë ai në Tv Dukagjini.