Shkupi e pyet Shefqetin:”Kush janë dy gratë e dynjasë, janë gratë tona apo gratë e xhematit?”

Tim SHKUPI-“Prej kur kam filluar të botoj shkrimet, hulumtimet e mia 40 vjeçare në lidhje me Kuranin si dokumentare në kanalin e tim në YouTube, ku shumica e këtyre dokumentareve janë të përgatitura dhe ilustruara me foto, germa, fjalë, informacione dhe ngjarje të vërteta nga Kurani, gjuhë, sintaksë, arkeologj, politikë, si dhe të përgatitura në mënyrë profesionale, ku dallojnë shumë nga derset, ligjeratat e bezdisshme të vip-mullahëve që deri para daljes sime kanë qenë solo, të pakundërshtueshëm, ku edhe rrenat, blasfemitë, por edhe kur hoxhallarët na kan sulmuar gjuhën, kombin dhe janë tallur me traditat dhe historinë shqiptare, ka qenë vështirë me i kundërshtuar qylat paganë të fesë së Bagdadit, duke e ditur se shumica e shqiptarëve të painformuar i kanë parë hoxhallarët si diçka që mund t’ua falin gjynahet, siç bënin priftërinjët katolik në mesjetë.

Së fundi kam botuar disa video të shkurta ku u jap mundësi me pa qartë se si manipulojnë dhe tallen hoxhallarët me xhematin e tyre myslimanë, të cilët kanë besuar se po dëgjojnë Kuran, por në realitet kanë dëgjuar devijime të kallapeve sektare të myslimanizmit, që më shumë i ngjan ideologjisë komuniste të Moskës, zaten shumica e shteteve në Lindjen e Mesme janë aleat me Rusinë”.

“Këtu e keni linkun e videos ku Tim Shkupi e fton mulla Shefqetin të pendohet dhe t’ju kërkojë falje shqiptarëve për keqinforminin dhe për blasfemi mbi Kuranin, ku i ka dezorientuar shqiptarët se Kurani kuptohet përmes imam Taravisë”.