Shoferi po ikte nga ambulanca duke menduar se është policia, Ferrari bëhet “copa”

Një aksdent i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Kragujevc të Serbisë.

Një makinë e tipit Ferrari thuajse është bërë “copa” pas një aksdenti që raportohet se ka ardhur nga shpejtësia e lartë.

Sipas dëshmitarëve okularë, disa të rinj ndodheshin në makinën me targa të huaja dhe ata po shkonin në drejtim të qytetit me shpejtësi të madhe.

Në një moment, shoferi humbi kontrollin mbi automjeti dhe vetura u përpIas në trotuar.

Vetura mbeti pothuajse tërësisht e shkatërruar.

Sipas raportimeve të rinjtë u aksdentuan ngase po iknin nga autoambulanca që dëgjohej pas tyre duke menduar se ishte policia.