Këtë javë, në emisionin Kojshia Show ishin dy mysafirë shumë të veçantë, njëri aktor që interpreton Skënderbeun, pra bëhet fjalë për Xhevat Limanin dhe ish-ushtarin e UÇK’së Bekim Hoti, ku ky i fundit ngjanë shumë me komandantin legjendar Adem Jashari, shkruan Korrespodenti.
Sozia e Adem Jasharit, në këtë emision befasohet nga një nënë 90-vjeçare, e cila mbeti e habitur kur e pa ngjashmërinë e tij me komandantin legjendar. Lokes i kishte mbetur pikë në zemër që ta ushqente me bukë komandantin legjendar, andaj, ajo kishte sjellë një bukë në emision, të cilën ia dhuroi ish-ushtarit të UÇK’së, Bekim Hoti.
Ndiqeni minutën e 41 të emisionit për ta parë këtë moment: