Shokuese: LDK është kundër raportimit të Simmons që të zbuloj parregullsitë në EULEX


Ish kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX’it, Malcolm Simmons do të lejohet që raporton për parregullsitë, shkeljet, diskriminimet dhe të gjitha të dëmet që misioni i BE’së i ka shkaktuar shtetit të Kosovës dhe të akuzuarve kosovarë, shkruan Gazeta Metro.

Ky komision i ka dhënë dritën e gjelbër Simmons, i cili do të informohet me kohë dhe shumë shpejt lidhur me caktimin e këtij raportimi para komisionit.

Mirëpo, kryetari i Komisionit, Shkëmb Manaj, tha se ish-gjyqtari i EULEX-it nuk duhet të dëshmojë në Kuvend, raporton EO.

“Qëndrimi zyrtar i Grupit Parlamentar të LDK’së është që ne nuk e mbështetim dëshminë e z.Simons para Komisionit dhe para asnjë trupit të Kuvendit, pasi ne konsiderojmë që ky ka qenë mision i Bashkimit Evropian dhe nëse z.Simons duhet të dëshmon diku, duhet para Parlamentit Evropian”, tha Manaj i LDK’së.

Kujtojmë se letra e Malcolm Simons ishte fshehur me muaj, ku dyshohet se deputeti i LDK’së, Shkëmb Manaj e ka bërë një gjë të tillë sipas deputetëve.

Një letër brenda të cilës raportohet se shpjegohen shkeljet dhe detaje të tjera brenda EULEX’it, qëndroi për 5 muaj në administratën e Kuvendit të Kosovës, ku edhe vet deputeti Manaj kishte thënë se e ka parë me 5 gusht.//gazetametro.net