Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për marrjen e masave kundër koronavirusit.
Ai ka thënë se kryetarët e komunave u njoftuan 10 minuta më herët para publikimit të masave.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur vecse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne. Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim.