Shqiptarët e Zvicrës thirrje deputetëve të parlamentit Shqiptar: Kolonel Dritan Demiraj President!

Dekada me radhë para dhe pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, nisur nga situata politiko-ekonomike jemi detyruar të emigrojmë në Zvicërr. Ndër vite, jemi stabilizuar me familje, punë dhe biznëse në këtë vend. Me futjen e sistemit pluralist në Shqipëri, gjatë gjithë kohës kemi menduar dhe shpresuar që një ditë të kthehemi e të jetojmë në vendin tonë.

Për fat të keq, situata politike asnjëherë nuk ka menduar dhe konsideruar për ne Shqiptarët e Shqipërisë që jetojmë jashtë vendit tonë.

Për dekada me radhë na është mohuar e drejta e votës, për vite me radhë na është mohuar e drejta e fjalës dhe mendimit për vendin tonë. Politka në Shqipërinë tonë ka qenë gjithmonë e përçarë dhe asnjë herë e bashkuar. Pasi lexuam propozimin që Federata Pan-Shqiptare “VATRA” e Amerikës i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, si kandidaturë për President Dr. Dritan Demiraj, ne Shqiptarët e Zvicrës një zëri mbështesim këtë propozim.