Shqiptarët nisen për në Belgjikë me Wizz Air, Avioni i zbret në Francë: Ikni me Autobus!

Moskorrektësia dhe s kandalet e Wizz Air nuk kanë të ndalur. Së fundmi disa qytetarë kanë treguar për redaksinë e JOQ ALBANIA kalvarin e vuajtjeve me këtë kompani. Ata shprehen për JOQ se ishin nisur drejt Belgjikës, por avioni është vonuar rreth tre orë në Rinas.

Më pas, avioni nuk e ka bërë zbritjen në Belgjikë, por në Lille të Francës. Sipas burimeve për JOQ ALBANIA, aty është shoqëruar nga policia një prej personave që kishte probleme me shtetin francez.

Bëhet me dije se pas kalimit në aeroport, personat e tjerë do të dërgohen me autobus për në destinacion.