Shqiptari është mësu me e pasë rrogën 500 euro e me i harxhu 600

Nga Viktor Buzhala

-Sa pare po i harxhon në muaj? Shqiptari: 600 euro.
-E sa e ki rrogën? Shqiptari: 500 euro.
-E ku po i merr qato 100 euro? Shqiptari: I bjen Zoti dicysh

Ky mentalitet na ka përcjellë ne me dekada. Pra, thuajse secili nga ne i shtrinë këmbët përtej jorganit. E nëse rrinë këmbët jashtë gjatë verës, të flladisin. Por, në kohë të ftohtë mund të mërdhijnë.

Fatkeqësisht, në vend të përpjekeve për ti rritur të ardhurat që kishin me na i mbulu shoenzimet,ne vazdhojmë më gjejmë metoda tjera, pra asi ku nuk nevojitet të mundohemi e të derdhim tjerës, por të rrimë në kokërr të shpinës e të na pikin do pare.

Gjatë krejt viteve ’90 e kemi pasë diasporën që punonte për ne. PasIufte, ishin me miliarda ndihma nga krejt bota. Pas saj, filluam të punonim paska, por mania për të pasë jetë luksoze pa punu shumë bën që të kemi kërkesa sa më të mëdha.

Tash, kërkojmë vetëm ndihma e lëmoshë nga qeveria jonë, pasi bota është lodhur nga ne. Qebesa edhe diaspora po e shikon bukur shumë punën e vet. Na sjellë do pare vetëm kur ta sheh që ne po mundohemi edhe vet.

Janë 100 euro që u ndanë thuajse për secilin. Por, tashmë duket që 95 për qind të popullatës i kanë bë planet edhe si ti harxhojnë 30 për qind të pareve të trustit. E kur të harxhohen ato, vije në radhë nga ndonjë populist kërkesa që ajo shumë të rritet në 70 për qind. Pas saj, pse të mos harxhohet edhe 20 për qindëshi i mbetur, fundja paret tona janë.

Me këtë menatalitet, në fund, të gjithë ata që e arrijnë moshën 65 vjecare bëhen komplet të varur nga mëshira e shtetit. Pra, barrë e një vendi të varfër.

E me këtë casje dhe me këto politika ne nuk mund të zhvillohemi. Duhet ndërru pikë së pari mentaliteti, duhet ti përvishemi punës. E kur ti përvishemi fort, nuk ka me na ra në mend fort qysh me i rrite shpenzimet. Kjo, pasi që edhe atë kohë të lirë që kena me e pasë, kena me e shfrytëzu me pushu nga lodhja.

Ndërkohë, ata që nuk janë në gjendje me ndërru, pra dembelët të vazhdojnë të mendojnë vec qysh me e harxhu secilin cent. Por, kur ti bëjnë 65 vjet le ta mbajnë veten se ata që po punojnë tash dhe derdhin djersë nuk kanë me i mbajtë edhe ata.

Shteti nuk ecën përpara e as ekonomia nuk zhvillohet nga popullistët e padijshëm dhe dembelë. Zhvillohet nga ata që i grahin punës.

Fundja, kur po shkojmë në Zvicër e Gjermani po punojna pa u ndalë. Ta bëjmë edhe këtu të njëjtën, sa nuk është bërë vonë!