Shqiptari vjen në vendlindje kapet me 500 mijë euro ne kufi, ja ku i kishte fshehur

Sekuestrohen 494.785 euro, arrestohet në flagrancë poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe g oditjen e p aligjshmërisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër,në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që

posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me P olicinë Kufitare të Muriqanit.

Finalizuan me sukses o peracionin p olicor të koduar “Muriqani”.

Gjatë kontrollit të u shtruar në vijën e dytë, në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi R. R., 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali, shërbimet e P olicisë gjetën të fshehura në mjet, 494.785 euro, të cilat shtetasi R. R. nuk i kishte deklaruar.