Interi e ka nisur sezonin e ri të Serisë A me një fitore të çmendur.
Zikaltrit kanë mundur 4:3 Fiorentina-n në San Siro, në një ndeshje që ka qenë një reklamë për futbollin.
Një humbje e hidhur për miqtë që kanë qenë tri minuta larg sigurimit të tri pikëve.
Zëvendësimet dhanë efekt në përfundim të sfidës.
Ashraf Hakimi asistoi golin e barazimit të Lukakut. Interi nuk u dorëzua dhe Aleksis Sançez asistoi golin e triumfit në minutën e 89-të. Danilo D’Ambrozio fiksoi shifrat e takimit në 4:3.
Interi-Fiorentina 4:3
Shënues: Lautaro Martinez 45’+2, Keçerini 52′ (ag.), Lukaku 87′, D’Ambrozio 89’ – Kuame 3′, Kastrovili 57′, Kieza 64′.