“Si mund ta heqim Millosheviçin”: Zbardhet biseda telefonike mes Klintonit e Putinit


Mediat serbe kanë publikuar disa materiale, të cilëat pretendojnë se janë telefonata të transkriptuara mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Bill Clinton.

Sipas Kurit serb, gjashtë ditë pas zgjedhjes së presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, në të cilën Vojislav Kostunica, kandidati i opozitës fitoi shumicën e votave në raundin e parë.

Kjo gjë bëri që Sllobodan Millosheviç të kërkonte raudin e dytë të zgjedhjeve në vend. Pas kërkesës së Millosheviçit, presidenti Bill Clinton mori në telefon sipas mediave serbe homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Pjesë nga artikulli:

Më 30 shtator, udhëheqësit e dy fuqive më të mëdha botërore ranë dakord që Millosheviçi, udhëheqësi i padiskutueshëm i Serbisë që nga viti 1989 të largohet nga pushteti. Transkriptimi i bisedës, së cilës iu hoq përkufizimi “rreptësisht konfidenciale” në 2019, tregon gjithë çfarë diskutuar mes palëve, ku nuk kanë munguar as “lavdet” për njëri-tjetrin.

Biseda telefonike:

Clinton: Unë e kuptoj që ky është një moment delikat dhe i vështirë, por duhet t’ju them se duhet të pranojmë faktin që opozita në Beograd (në zgjedhjet e 24 shtatorit) fitoi në raundin e parë dhe nuk do të marrë pjesë në raundin e dytë sepse kjo do të lejojë Millosheviçin të riformësojë zgjedhjet. Më e mira që mund të ndodhë është që Millosheviç të kuptojë se ai duhet të pranojë humbjen, dhe unë jam i sigurt që ju jeni personi i vetëm që mund ta bindni për këtë. Është e qartë për mua se kjo është një situatë e pakëndshme për ju, por unë do të sugjeroja që t’i dërgonit atij (Millosheviçit) një mesazh privat, jo publik dhe të këmbëngulni se është më mirë që ai të largohet, si dhe t’i bëni të qartë se Rusia respekton zgjedhjet.

Putin: Bill, ne jemi të vetëdijshëm për faktin se analistët dhe ekspertët tuaj për Ballkanin po vlerësojnë me shumë kujdes se çfarë hapash duhet të ndërmerren, por ne të dy duhet të flasim mjaft hapur, theksoj, SHUMË hapur. Unë fola kohët e fundit me (Kancelarin e atëhershëm gjerman Gerhard) Shrëder.

Unë sugjerova që në Beograd të organizohej një takim i fshehtë i ministrave tanë të jashtëm ose këshilltarëve të sigurimit kombëtar me udhëheqësit e opozitës serbe, por Koshtunica nuk pranoi.

Sidoqoftë, ne i shpjeguam atij shumë saktë pozicionin tonë se Rusia nuk dëshiron të qëndrojë në qoshe. Unë dua t’ju them qartë se mendoj se tani është koha e duhur që Millosheviçi të largohet nga skena politike paqësisht, por nuk jam i sigurt se ai do ta bëjë këtë.

Putini vijoi të dërgonte ftesa që Vojislav Koshtunica të shkonte për një vizitë zyrtare në Moskë, ku ai dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Ivanov, do ta bindnin që të binte dakord dhe të bisedontë me Millosheviçin për një dorëzim paqësor të pushtetit

Vazhdimi i bisedës:

Clinton: Më lejoni t’ju pyes posaçërisht – si mund ta heqim Millosheviçin?

Putini: A mendoni se duhet ta transferojmë diku?

Clinton: Po. A ka frikë të largohet nga kabineti? (Ndërtesa e Presidencës Serbe)

Putin: Unë mund të flas me të, t’i them që të pranojë humbjen elektorale dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërmarrë më hapa kundër tij.

Clinton: A do ta lejojë qeveria e re të shkojë diku?

Putin: Unë mendoj se do të ishte më mirë për të gjithë të qëndronin në Serbi.

Clinton: Po, unë mendoj të njëjtën gjë, megjithëse nuk e di se çfarë gjendje do të jetë atje.

Putin: Sinqerisht, as unë nuk e njoh atë. Ndoshta ai as nuk do të dëshirojë të largohet nga Serbia.

Clinton: Po, e kuptoj se çfarë do të thuash. Sidoqoftë, nuk është ide e keqe që lideri i opozitës të vijë në Moskë. Kjo do të dekurajonte Millosheviçin dhe do të rrisë ndjeshëm shanset e tij për të dhënë dorëheqjen. Unë do t’ju telefonoj përsëri, por është e rëndësishme të dini se Rusia.

Putini: Është e rëndësishme që ai nuk mund të përdorë Rusinë si një as në mëngë. Të gjithë në Jugosllavi duhet ta dinë pozicionin tonë.