![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Shitja e telefonave mobil në Kosovë është njëri nga bizneset fitimprurës që i sjellë pronarëve të tyre qindra miliona euro përfitime. Një pjesë e madhe e këtij aktiviteti biznesor kryhet në tregun e zi.
Ngritja e bizneseve të telefonave mobil jo rrallë është bërë në kurriz të taksave të shtetit, pasi në disa raste inspektorët tatimorë dhe ata doganorë kanë arritur të kapin bizneset e tilla duke iu shmangur detyrimeve tatimore dhe doganore.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Sipas ligjeve në fuqi, për çdo telefon vlera e të cilit arrin në 500 euro, do të duhej që në arkën e shtetit të shkoni rreth 100 apo më shumë euro tatime. Shmangia tatimore nga bizneset që merren me tregtimin e telefonëve bën që telefonat në tregun e zi në Kosovë të shiten më lirë se sa në vendet e rajonit. Por e gjithë kjo shmangie tatimore bën që buxheti i shtetit të dëmtohet për mijëra euro nga kjo veprimtari ilegale.
Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi pamjet nga kontrollet e inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës së bashku me zyrtarët nga Dogana e Kosovës e që cak i bastisjeve ishin lokalet e shitjes dhe servisimit të telefonave mobil në kryeqytet.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
“Kemi një aktivitet tek bizneset që merren me telefoni mobile aktivitetin e kryejmë në prezencën e mediave dhe nuk e besoj që iu pengon dhe nuk paraqet ndonjë problem, këta hetuesit besoj që janë prezantuar dhe është mirë që ju të bashkëpunoni me hetuesit dhe të i ofroni të gjitha shënimet të cilat i keni dhe ato që kërkohen bashkëpunimi i juaj na lehton edhe neve punën”, ishte njoftimi i parë i inspektorit tatimor në lokalin e parë i cili ishte cak i kontrollit.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Inspektori e paralajmëron pronarin se nëse malli nuk ka deklarim do të konfiskohet përkohësisht nga zyrtarët e Doganës së Kosovës. Kontrolli vazhdon me listën e stoqeve dhe krahasimin e tyre me faturat e blerjes dhe shitjes dhe verifikimin e librave të tjerë të këtij biznesi.
“Ne i marrim telefonat i qojmë në zyre, na i sjellin dokumentacionet çka i keni ,çka si keni në rregull telefonat duhet me i ndaluar”, ishte paralajmërimi tjetër për pronarin e biznesit.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Gjetjet e kësaj kontrolle i ka shpjeguar në fund udhëheqësi i këtij aksioni nga Administrata Tatimore e Kosovës.
“Sot gjatë ditës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës e kemi ndërmarrë një aksion për luftimin e informalitetit që ka të bëjë me shitjen e sektorit të mobileve ose sektorin themi ndryshe mobil shopave.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Gjatë këtij aksioni të përbashkët kemi hasur në parregullsi, siç janë telefona të pa deklaruar pa prejardhje të cilët janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës përkohësisht, po ashtu gjatë ekzaminimin të dokumentacionit ne kemi hasur edhe shitje të padeklaruara të cilat do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi”, ka shtuar udhëheqësi i aksionit nga ATK.