S’ka karantinë për lopët në Prishtinë


Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të premtën morën vendim që 7 qytete të hynë në karantinë gjatë fundjavës. Në mesin e këtyre qyteteve ishte edhe kryeqyteti, Prishtina.

Por, duket se jo të gjithë po e respektojnë karantinën, transmeton Indeksonline.

Në “rrugën C” të lagjes Mat, disa lopë kanë dal në rrugë dhe po pengojnë qarkullimin e veturave.

Nuk shihet ndonjë bari afër lopëve dhe nuk dihet se nga kanë ardhur ato./Indeksonline