Këngëtari i njohur Labinot Tahiri me anë të një postimi në Instagram ka reaguar rreth tubimeve publike të mbajtur nga partit politike.
Ai së fundi ka reaguar rreth tubimit të mbajtur nga VV-së, duke kritikuar Albin Kurtin për thyerjen e masave anti-COVID, duke rrezikuar përhapjen e virusit.
Ai ndau një fotografi ku shihet numri i madh i qytetarëve pa maska e pa distancë dhe me ironi shkruan “S’ka virus, bravo Albin”.
Në postimin tjetër, Labi kishte një mesazh për ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
“Bravo Vjosa Ska Virus edhe për ty që ligjin e inicove me i denu qytetarët!
Sot këta në fushatë, i kuptoj sepse nuk kanë se çfarë të bëjnë edhe ju duhet me i mbyll sytë!
Urime fushatën e hapur e suksese për juve partitë!
Popull duro se bahet mirë sa ta marrin nje kokër votë…!
Prap do të kërkoni me i sherua femijet e juaja jashtë KOSOVËS.
E di, e kam keq ama drejtesia duhet të zë vend jo me i mshel veshët”, shkruan ai./Blic/.