Goran Rakiqi
Shkaku i një vendimi të Ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, për shkëputjen e marrëv eshjes tripalëshe në mes të kësaj ministrie, komunave dhe Helvetas Swiss Cooperation në Kosovë – komunat e Kosovës do të humbin 5.2 milionë euro.
Lidhur me këtë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) shpreh shqe tësim dhe nuk pajtohet me vendimin e Ministrit të Pushtetit Lokal (MPL) dhe e konsideron akt të paprecedentë dhe shpreh shqetësim lidhur me vendimmarrjen e njëanshme të MPL për shkëputjen e kontratës me donator për skemën e granteve për komuna e ku komunat do humbin 5.2 milion EUR”, kanë deklaruar nga Asociacioni.
Për më tepër AKK’ja ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të ndërmarrë veprime për të shtruar në përgjegjësi gjithë akterët që kanë ndikuar për një situatë të tillë si dhe ndaj zyrtarëve të lartë të MPL-së që kanë bërë deklarata fyese për Kryetarët e Komunave.