Skandaloze, pa fije turpi!” Lajçakut i vjen reagimi i ashpër – ja mënyra më e mirë për t’i Iarguar barrikadat në veri!

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Reagimi i tij erdhi pasi Lajçak kërkoi që barrikadat në veri të largohen vetëm përmes një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Maxharraj tha se kjo është një deklaratë turpi dhe skandaloze, pasi Lajçak bashkë me Escobarin nuk e kanë marrë shumë seriozisht, sipas tij largimin e barrikadave serbe në veri.

Postimi i plotë

Miroslav Lajçak, barrikadat të mos hiqen me buldozerë, por me helikopterë

Miroslav Lajçak ndërmjetësuesi i BE në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ishte i shoqëruar edhe nga nga i dërguari special nga Amerika, Gabiel Escobar, pas shumë takimeve realizoi edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ku Miroslav Lajçak foli për situatën në veri dhe barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë.

Pas këtij takimi me Kurtin, Lajçak tha pa fije turpi se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo buldozerë.

Por, si të hiqen barrikadat me marrëveshje, kur ato janë vendosur pa marrëveshje, me dhunë nga bandat kriminale të udhëhequra nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Skandaloze, as Escobar e as Lajçak, sa për sy e faqe deklaruan se barrikadat duhet te hiqen nga vetë ata qe i kanë vendosur, pa qenë fortë të vendosur se ato vërtetë duhet të hiqn domosdo.

Pasi që, barrikadat nuk po duhet të hiqen me buldozerë, do të ishte shumë më mirë, pra, që ato të hiqen me helikopterë.