Skandaloze: Si e harroi pasaportën kryeministri Hoti dhe aeroplani e priti në pistë!


Në vazhdim të interplancën së kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me dialogun me Serbinë dhe të pagjeturit, janë ngritur shumë çështje dhe dilema nga deputetët e opozitës.

Hoti u ka thënë atyre se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të përfshijë të gjitha marrëveshjet së bashku dhe se asgjë s’do të nënshkruhet pa pajtimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një polemikë tjetër me kryeministrin, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Hoti është i papërgatitur për dialog me Serbinë.

“Qaq je i përgatitur për dialog sa që edhe pasaportën e keni harruar kur keni udhëtuar për në Bruksel. Aeroplani të ka pritur në pistë për 15 minuta deri ta kanë sjellë pasaportën. Që sa i përgatitur je”, ka thënë Haxhiu.

Duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Hoti nuk e ka përmendur këtë vonesë, por ka thënë se për të platformë për dialogun me Serbinë është vetëm Kushtetuta e Kosovës.

Sa i përket rolit të Skënder Hysenit dhe Meliza Haradinajt, Hoti tha se ata punojnë në bazë të udhëzimeve të tij.