Snajperisti kroat: Jam i gatshëm t’i ndihmoj Kosovës në çdo kohë!

Snajperisti kroat me emrin Ban Boric ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar Kosovën. Gatishmërinë e tij Boric e ka shprehur në kohën kur serbët po provokojnë sërish në Veri të Kosovës, transmeton Lideri.mk.

“Në çdo kohë jam i gatshëm ta ndihmoj popullin e Kosovës që ta ruajë lirinë dhe pavarësinë”, ka shkruar Boric në rrjetet sociale.

Ai ka sqaruar shkaqet se pse është i gatshëm t’i vijë në ndihmë Kosovës dhebpopullit të saj.
“E dimë edhe ne shumë mirë se çka është a gresioni”, ka shkruar Boric.