Sokol Halili kishte pasur dhe një predhë, Policia jep detaje të reja!

Policia e Kosovës në raportinpër ngjarjet e ditës paraprake, ka dhënë detaje edhe për rastin e vetëvrasjes së Sokol Halilit, autorit të vrasjes së Hamide Magashit në oborrin e QKUK-së, shkruan Gazeta Express.

Siç bën të ditur policia, gjatë intervenimit në shtëpinë e Sokol Halilit në fshatin Davidovc të Shtimes ishte arritur që të largohen familjarët e tij nga shtëpia, derisa vetë Sokol Halili nuk kishte pranuar negocimin me policinë.

Si rezultat i kësaj, ai ka q ëlluar veten me r evole dhe v dekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një p istoletë me një karikator pa f ishekë dhe një predhë. Trupi i pajetë i autorit të v rasjes së ish-gruas së tij më pas është dërguar për o bduksion.