Specialja zbulon diçka që nuk ishte ditur më parë: Hashim Thaçi ishte intervistuar vitin e kaluar në Hagë


Ish-Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, më 12 dhjetor të vitit 2019, është intervistuar për herë të parë në Hagë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën. Lexoni në Gazetën Online ‘Reporteri.net’ të pathënat rreth intervistimit të parë të ish-shefit të shtetit nga Haga.

Më 8 korrik 2020, Hashim Thaçi njoftoi se pas 5 ditësh, më 13 korrik 2020, do të udhëtojë për në Hagë, për t’u paraqitur për intervistim nga Prokurorët dhe hetuesit tjerë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovën.

E ky intervistim për k rime l ufte ndaj ish-eprorit të UÇK’së zgjati kater ditë, në Hagë. E gjitha ndodhi vetëm disa javë pasi Gjykata Speciale njoftoi se ndaj ish-Presidentit kosovar, Haga ka ngritur një aktakuzë, e cila atëkohë ishte në pritje të konfirmimit ose jo nga ana e një gjyqtari francez të procedues penale të Dhomave të Specializuara për Kosovën.

Por ky rast, del të mos jetë hera e parë kur Hashim Thaçi, që aktualisht ndodhet në parab urgim në Hagë, të jetë intervistuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Dokumenti i kërkesës së Zyrës së Specializuar të amerikanit Jack Smith për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Thaçit dhe tre ish-eprorëve tjerë të UÇK’së, i 28 Majit 2020, por që u bë publik tek para tre ditësh, zbulon kohën se kur ish-Presidenti i Kosovës ishte ftuar dhe intervistuar për herë të parë nga Haga.

Në këtë dokument, siç shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’, Zyra e Prokurorit të Specializuar, tek referencat, në fund të faqes së 4 të kërkesës për urdhër-arrest 22 faqesh gjithsej, thekson se Thaçi për herë parë nga Haga ishte ftuar për intervistim më 17 nëntor 2019.

E intervistimi i parë i Thaçit në Hagë, për k rime l ufte, zbulohet se ka ndodhur rreth një muaj pas, saktësisht më 12 dhjetor të vitit të shkuar.

“THAÇIT në fakt ZPS i kishte dorëzuar një ftesë më 17 nëntor 2019, dhe ai ishte paraqitur në Hagë për intervistë më 12 dhjetor 2019”, thotë referenca numër 22 e dokumentit në fjalë.

E më lartë, i njëjti dokument, i nënshkruar në fund nga Kryeprokurori i ZPS’së, Jack Smith, pretendohet se “Thaçi gënjeu publikisht për shkallën e përfshirjes së tij personale me ZPS”, shkruan Reporteri.net.

Në datën kur Haga pretendon se ka intervistuar ish-kreun e vendit, Hashim Thaçi ishte paraqitur në Prishtinë. Të paktën në disa fotografi që i kishte shpërndarë vetë ai në facebook ku njoftonte se po atë ditë, në Zyrën e tij, e ka dekoruar Fehmi Shaqirin me çmimin “Mjeshtër i Merituar”.

Derisa, një ditë pas Hashim Thaçi, më 13 dhjetor 2019, ishte lajmëruar nga Principata e Monacos, në hapjen e forumit vjetor ndërkombëtar “Paqja dhe Sporti”, dhe në Pallatin Principal, përkrah Princit Albert II, i shoqëruar nga atëkohë Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Po atë ditë, ish i pari i vendit, kishte ndryshuar datën e Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë së Kuvendit të Kosovës. Kjo, sipas njoftimit të Presidencës, ishte bërë pas kërkesës së shumicës së partive politike, pasi data e paracaktuar 24 dhjetor lidhej me pushimin për festën e Kërshëndellave, ndaj “Thaçi kishte vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërrasë më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”.

Ndryshe, më 5 nëntor të këtij viti, Hashim Thaçi njoftoi se Haga i ka konfirmuar aktakuzën e ngritur për k rime l ufte, ndaj edhe u dorëhoq nga posti i Presidentit të Kosovës.

Të njëjtën ditë, ai bashkë me dy të akuzuarit tjerë Kadri Veselin e Rexhep Selimin u dorëzuan në EUELX, për tu transferuar pastaj për në qendrën e paraburgimit në Hagë. Një ditë para tyre, në Hagë u transferua edhe Jakup Kransiqi, ish-zëdhënësi i UÇK’së, i cili u arrestua në shtëpinë e tij.

Në faqen e ZPS dhe DHSK’së, njoftohet se aktakuza kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, k rimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto k rime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në l uftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për k rime që u kryen në kontekstin e një konflikti të a rmatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një s ulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Ish-eprorët e UCK’së a kuzohen në gjashtë pika të akuzave për K rime kundër Njerëzimit, si: Përndjekje (Pika 1); B urgosje (Pika 2); Akte të tjera çnjerëzore (Pika 4); Torturë (Pika 6); V rasje e paligjshme (Pika 8); Zhdukje me forcë e personave (Pika 10).

Po ashtu, në aktakuzën e konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës për Kosovën, Thaçi dhe të tjerët a kuzohen edhe për katër pika të a kuzave për K rime L ufte: Arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar (Pika 3); Trajtim mizor (Pika 5); Torturë (Pika 7); dhe V rasje e paligjshme (Pika 9). /Reporteri.net

Related Posts

Darci Lynne sings cowboy duet with a puppet and she blows the audience away with her yodeling

Darci Lynne has her own show in Vegas now and this type of performance is a good example why. She’s got a lot of talent! When she…

A Lowly Shepherd Is Able To Get The Better Of A Yuppie Stranger

A shepherd was herding his flock in a remote pasture when suddenly a brand-new BMW advanced out of the dust cloud towards him. The driver, a young…

A Little Girl Explains The True Meaning Of Her Simple Dress

“Do you like my dress?” A little girl asked of a woman passing by. “My mommy made it just for me,” she said with a tear in…

Woman Wins $350 Million Dollar Powerball, Decides To Share New Wealth With Veterans Who Need It

Most of us have a list ready with the things we would do if we ever win a Powerball lottery. But one recent winner in Iowa surprised…

Are you quick enough to spot all the differences in 23 seconds? Try now!

The image shared above shows two men reading the newspaper in the bed. There are 7 differences between the two men reading newspaper pictures. Are you quick…

Woman Defends Her $130 Engagement Ring After Sales Clerk Says It’s “Pathetic”

In November 2016, Ariel Desiree McRae’s post on Facebook went viral. She was defending her $130 engagement ring after a jewelry store employee made a negative comment…