Stresi: 3 milionë persona do të më varrosin, krejt Kosova e Shqipëria (VIDEO)

Stresit i duhet pak që të nxehet në biseda dhe të shpërthejë ashtu siç vetëm ai di. Edhe gjatë natës së sotme, ai ka folur pak për veten, ndërsa ka thënë se ka aftësi t’i dallojë njerëzit fallco.

“Unë jam për këtë sport, unë ta nxjerr maskën për sekonda, të tregoj se kush je”, ka thënë ai.

“Ky burrë këtu ka me e mbyllë karrierën e ka me vdekë dhe 3 milionë banorë kanë me më ardh në varrim. Krejt Shqipëria e Kosova, do të jetë vargu ku nuk pritet më. As 2Pac e as Biggie nuk kanë pas asi varrimi çfarë do ta kem unë”.