Tahiri: As ‘tymi nga veriu’ nuk e ndihmoi Kurtin ta shmangë Asociacionin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun ndaj Serbisë, Edita Tahiri, ka folur rreth deklaratës së emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se janë në pritje të Qeverisë së Kosovës për ta filluar formimin dhe zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Sipas saj, përpjekja e fundit e kryeministrit Albin Kurti për ta shmangur asociacionin nuk pati sukses.
Madje, ajo shtoi se as ‘tymi nga veriu’ nuk e ndihmoi shefin e qeverisë.
“Escobar kërkon Asociacionin menje here, siç po shihet as përpjekja e fundit e Kurtit për ta shmangur atë nuk pati sukses, madje as ‘tymi nga veriu’ nuk e ndihmoi”, shkroi ajo, në rrjetin e saj social ‘Facebook’.