Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës ka organizuar aksíon símbolík para ministrisë̈ së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, raporton EO.
Të rinjtë mbanin në duar fotografitë e krerëve të UÇK-së që po gj ykohen në Hagë për kríme l ufte dhie dhe një pako ku shkruhej “këtu deponohen d osjet e gj enocidit serb në Kosovë”.
Dëshmitë e mbledhura të krimeve të luftës në Kosovë ata do t’ia dorëzojnë ministres Gërvalla.Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka thënë që aksioni i tyre shërben për t’ia rikujtuar Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, se ajo e përfaqëson dhe duhet ta përfaqësojë vetëm Kosovën.“
I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës në atë kuti ta vazhdojnë deponimin dhe t’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë a gresori dhe kush ka qenë viktima”, ka thënë Bislimi.
Bislimi e quajti “dhuratë” këtë kuti që ata e kanë vendosur para objektit të ministrisë, duke thënë se Gërvalla-Schwartz ka harruar se kë e përfaqëson në politikën e jashtme.
Para MPJD-së u stampua edhe emblema e UÇK-së, kurse libri i Nyset Pllanës me dëshmi të krimeve të luftës tha se po iu dorëzohet si dhuratë, raporton EO.Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm gjatë aksionit.
Ky reagim i PDK-së vije një ditë pas kjo në seancën e Kuvendit ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasprës, Donika Gërvalla pas pohimeve se ajo ka deponuar dosje në Hagë për kríme l ufte.