Të trajnuar nga amerikanët: Kjo është Njësia e Policisë së Kosovës e cila kryen operacione me raste të veçanta (Video)


Njësia ‘FIT’ e Policisë së Kosovës është njësia më e përgatitur për aksíone të ndryshme e cila është trajnuar nga amerikanët. Njësia Speciale Intervenuese FIT (NJSI), kryen operacionet e sígurísë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e sítuatave me të cilat nuk mund të përballohen shërbimet e tjera të policisë, shkruan Gazeta Metro.

Angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezíkshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë. Aktualisht aty punojnë 80 punonjës. Ishte themeluar në vitin 2004 dhe deri më tash ka qenë në gjendje të nxjerrë shpesh rezultate pozítive gjatë operacíoneve intervenuese.

FIT janë më të trajnuar dhe më të ar matosur se ROSU. Siç thuhet, ROSU përdoret për të thyer demonstratat, E roli i FIT është për qëllime të veçanta.

Njësiti FIT përdor armë ‘Glock 19’, ‘MP-5’ spirale, dhe AK-47. Ata përdorin automjetet e Renault Sherpa. Ata kanë autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës./gazetametro.net