Tërmeti, Ambasada e Kosovës në Turqi ka një njoftim për kosovarët që jetojnë në Izmir


Pas tërmetit që godíti sot Turqinë, Ambasada e Kosovës në Ankara ka publikuar numrat e telefonit ku mund të kontaktojnë shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen në rajonin e Izmirit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka bërë me dije se kosovarët që kanë nevojë për ndíhmë mund të kontaktojnë Konsullatën e Nderit në Izmir, Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll dhe Shërbimin Konsullor në Ankara.

Ndryshe, një tër met i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë.

Ministri i brendshëm i Turqisë tha se gjashtë ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkat ërruan.

Agjencia e lajmeve, Anadolu, ka raportuar se katër víktíma janë konfirmuar në Izmir nga tër meti prej 6.6 shkallësh që e godíti Turqinë Perëndimore.

Përpos víktímave, vetëm në këtë qytet u raportuan edhe 120 persona të lën duar. Lajmin e bëri të ditur Agjencia shtetërore e Fatke qësive.