Testi PCR për çdo qytetar që hyn në Kosovë “Çartet“ Albin Kurti, ja çfarë porosie ka për qeverinë!

“Masa për testin PCR në kufi për çdo qytetar që hyn në vend nuk ka asnjë kuptim. Së pari, sepse me mbi 6300 raste aktive në vend virusi për tash e sa kohë është problem i brendshëm e jo rrezik nga jashtë. Së dyti, sepse me vendimin e fundit tani më janë lehtësuar gati të gjitha masat e tjera anti-Covid”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Që ta kemi të qartë të gjithë.
Masa për testin PCR në kufi për çdo qytetar që hyn në vend nuk ka asnjë kuptim. Së pari, sepse me mbi 6300 raste aktive në vend virusi për tash e sa kohë është problem i brendshëm e jo rrezik nga jashtë. Së dyti, sepse me vendimin e fundit tani më janë lehtësuar gati të gjitha masat e tjera anti-Covid.
Kjo masë është qartazi politike dhe diskriminuese sepse për target ka mërgatën e cila është duke ardhë masivisht në vend për të votuar.

Ky është abuzim me pushtetin nga një qeveri e jashtëligjshme.
Prandaj, me 14 shkurt, Krejt dhe Drejt vendvotimeve. Krejt dhe Drejt 127.
Mërgatë, faleminderit dhe mirësevini