Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” ka publikuar një artikull lidhur me fillimin e gjykimit të parë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
Kjo gjykatë e cila u krijua në vitin 2015-të do të trajtojë krimet e luftës që nuk janë trajtuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara që është mbyllur në vitin 2017-të.
Rasti i parë është kundër Salih Mustafës, 50 vjeç, ish-komandant pro pavarësisë, i cili të mërkurën u deklarua i pafajshëm për krime lufte.
Ai ngarkohet me akuzat për v rasje, menaxhim të një burgi ku të burgosurit ishin përballur me rr ahje të përditshme dhe t orturim.
Prokurorët thanë se viktimat ishin shqiptarët, të cilët nuk ishin pajtuar politikisht me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Reuters shkruan për rastin ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa, i cili u deklarua i pafajshëm për krime të luftës.
Mustafa ngarkohet me akuzat për v rasje, menaxhim të një burgu ku të burgosurit ishin përballur me rr ahje të përditshme dhe t orturim.
Prokurorët thanë se viktimat ishin shqiptarët, të cilët nuk ishin pajtuar politikisht me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tutje në artikullin e kësaj agjencie përmendet se Dhomat e Specializuara kanë ngritur padi ndaj tetë të dyshuarve. Të gjithë janë në ndalim në një qytezë bregdetare holandeze, Scheveningen.
Në mesin e tyre është ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje nga posti vitin e kaluar dhe u dorëzua për t’u përballur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Prokurorët e mbajnë Thaçin përgjegjës për rreth 100 v rasje të civilëve gjatë luftës, kur ai ishte komandant i UÇK-së që i luftoi policinë e ushtrinë serbe.
Reuters e përshkruan Thaçin si hero kombëtar i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili iu fut karrierës politike pasi e udhëhoqi betejën e UÇK-së kundër forcave që ishin nën urdhrin e Millosheviqit.
Ai ka qenë figurë mbizotëruese politike në vend që nga shpallja e pavarësisë para 13 vjetësh.
Së paku 13 mijë njerëz vdiqën gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, që atëherë ishte provincë e Serbisë nën pushtetin e presidentit të ndjerë jugosllav, Sllobodan Millosheviq.