Thaçi: Me zemër e shpirt jemi me Kombëtaren e Kosovës në futboll


Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

Kosova do të ketë ndeshjen e vështirë para vetit, pasi vetëm me fitore do të jetë një hap afër kualifikimit në Evropian, shkruan IndeksOnline

Për këtë ndeshje të madhe që Kosova e zhvillon ndaj Maqedonisë së Veriut, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ku thotë se me shpirt dhe zemër jemi me Kosovën.

“Me zemër e shpirt jemi me Kombëtaren e Kosovës në futboll. Fitore! HTH”