Një zyrtar policor është k ërcënuar gjatë ditës së djeshme në stacion p olicpr, nga një person që ishte nën masën e ndalimit lidhur me një rast për të cilin dyshohej. Gjithçka dyshohet se nisi nga m llefi i të dyshuarit për arrestimin e tij dhe për disa raste të tjera që dyshohej më parë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari i ishte drejtuar zyrtarit policor me fjalët “Ti më ke dërguar në b urg pa faj për rastin e grabitjes, këtë s’ka me ta falë kurrë, i kam i njerëzit e fortë, s’ki me punu ti mo”.
Për të mos mbaruar me kaq, kanosja kishte vazhduar edhe gjatë kohës kur Policia po e transportonte të dyshuarin për në Gjykatë.
I njëjti i kishte thënë policit se “prapë po më qon në b urg pa faj, si herën e parë, ti më ke lajmëru kur unë e kam thyer arrestin shtëpiak, por kur të dal prej këtu, shihemi unë ti privatisht”.
Prokuroria është njoftuar menjëherë për rastin dhe kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarit për veprën p enale “kanosje”.