Time Kadrijaj poston foton e Albinit me një të moshuar: “Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll”

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë reaguar sot pas vendimit të Qeverisë Kurti që të që ta largojë shtesën prej 30 euro që i ishte dhënë pensionistëve për tre muaj, ndërsa pensionin bazë ta rrisë për 10 euro.

Sot deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me një të moshuar, me mbishkrimin “Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll”.

Të njëjtin postim e ka shpërndarë ish deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj.

Lidhur me këtë ka reaguar mbrëmë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. /Telegrafi