Tomë Gashi: Avokatët britanik në Gjykatën Speciale, po m’i vjedhin thëniet dhe shkrimet e mia


Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se është lodhur që 5 vite me radhë cuke thënë se Gjykata Speciale nuk është dashur të votohet në Parlamentin e Republikës së Kosovës , pasi që kjo Gjykatë është më shumë e Serbisë sesa e Kosovës.

Sipas tij, kjo Gjykatë as që ka simbole të Republikës së Kosovës, e as emblemë e flamur, por kujt mi thanë.

“Po mi vjedhin thëniet dhe shkrimet këta avokatet Britanik,po ani le ti ‘vjedhin’ fal ju kofshin se ata me neve janë”, ka shkruar avokati Gashi.

Ja postimi i plotë: