Trajneri me ekipin e Yllit e festojnë titullin me këngën “Sve Je Laz”

Pasi Golden Eagle Ylli e fitoi për herë të dytë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll, duket se festa po vazhdon ende në Suharekë.

Trajneri i skuadrës kampione, Adis Beciragic, ka publikuar sot një video nga festa atje.

51-vjeçari ka festuar me këngën e njohur “Sve Je Laz” të këngëtarit të njohur boshnjak, Dino Merlin.

Kujtojmë se edhe Beciragic vije nga Bosnje Hercegovina.

Ylli të dy titujt e fituar në Kosovë, i ka fituar nën urdhrat e Adis Beciragicit.

VIDEO