Tre femijë të vegjël nga Drenica, gjejnë vdékjen nga vozitja e pakujdesshme, ky lajm duhet të gódas ndërgjegjën vozitësve (FOTO)


Jona, Sela dhe së fundi Loriku, janë emrat e fëmijëve që humbën jetën brenda pak javësh në bashkësinë lokale të Runikut të Skenderajt si shkak i vozitjes së pakontrolluar. Këta fëmijë humbën jetën të gjithë nga aksídentet e trafikut si shkak i vozitjes së pakujdesshme, shkruan Drenica Press.

Lidhur më këtë ngjarje trondítëse ka reaguar edhe ish komandanti i UÇK-së, Musa Dervishaj, i cili bëri thirrje që gjithë ngasësve të kenë kujdes në vozitje, sepse humbja e jetëve të tre fëmijëve është trondítëse.

Më poshtë Drenica Press, ju sjellë reagimin e plotë:

Janë tre fëmijë, tre engjuj, tre shpirta të cilët tashmë kanë gjetur paqen në qiellin e të gjithëve, në përjetësi!

Kjo fotografi duhet fuqíshem të trokas në ndërgjegjjen e qdo drejtuesi të çdo llojë automjeti, të qdo prind të qdo i rritur!

Në Gusht përcollem në amshim Selen para dy jave Jonen e sot me dhimbje të madhe detyrohemi me i dhënë lamtumiren e fundit edhe Lorikut!

Lorik i dashur, shpresuam shumë që sërish tu bashkohësh me të dashurëve tu, nënës, babait, Nimanit, dajve, tezeve, hallave, kusherinjëve, shokëve e shoqeve tua por jo, për kundër dëshirës së madhe që kishim fuqía jonē nuk ishte e mjaftueshme për të të mbajtur pranë nesh!

Lorik i dashur prehu në paqe!