Tre policë dje në Vjenë ishin nga Kosova, thotë ministrja Haradinaj në Berlin


Tre policë që Iuftuan dje me terróristët ishin shqiptarë nga Kosova.

Kështu tha ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot në Berlin, para takimit me Ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

“Kosova dënon njëzëri suImet e natës së shkuar në Vjenë.

Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje.

Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën suImeve të mbrëmshme ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e Iuftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak.

Le të reflektojmë mbi këtë deshmi të mirë integrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në Iuftën kundër ter rorizmit”, tha Haradinaj Stublla.