“Tregona faturat e shpenzimeve në Washington, le çfarë buke ha Hoti”

Adnan Rrustemi

Zëvendëskryeministri Driton Selamnaj ka deklaruar se kryeministri Hoti merr bukë me vete në punë.Pas kësaj deklarate të Selmanajt, ka deklaruar zyrtari i LVV, Adnan Rrustemi i cili ka thënë që ti tregoj fakturat e shpenzimeve gjatë qëndrimit në Washington e të dihet se çfarë ka hangër Hoti,ku ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda, shkruan GazetaBlic.

Postimi i plotë i Rrustemit:

Driton Selamanaj sa thotë se me çfarë buke e han sandviçin Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Washington më 4 shtator. Janë bërë 22 ditë nga kur deputetët tanë të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike kanë kërkuar dokumentet për shpenzimet e udhëtimit e qëndrimit në Washington dhe ende s’kanë marrë përgjigje. Le ta shohim çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda.