Gazetari Valon Syla thotë se diaspora përkëdhelet shumë nga grupet e interesit në Kosovë, e që sipas tij, këto grupe janë, politika, kafeteritë, dhe estrada shqiptare.
Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se ne jemi i vetm popull që e këndon ende këngën ‘Niset trimi për gurbet’, e që sipas tij, trimi nuk niset në gurbet, por nevojtari.“Arsyeja pse ata të diasporës kanë qejf me nejtë me mu është se unë flasë më ndryshe se ata çka janë mësu me dëgju, Politika e përkëdhel diasporën, sepse merr vota prej tyre, estrada sidomos janë më tepër përkdhelës për diasporën sepse marrin bakshishe prej tyre.
Me diasporën ka shumë grupe të interesit që nuk kanë qejf me i prish punët. Por në esencë, diaspora shpeshherë nuk është e vetëdijshme se sa na prish punë neve, ose ka është duke shku për mu dok një etnitet ma i vecant, ose një shtres e popullatës që ka dalë jasht e thirret si patritot. Na jemi i vetmi popull që sonte këndon këngë ‘Niset trimi për gurbet’, trimi nuk niset në gurbet, por migrani, nevojtari, pra deri këtu shkon përkdhelja”, tha Syla.