Analisti Ardian Kastrati në emisionin “Debat” të RTK-së e ka zbuluar një fakt tronditës se si po financohen strukturat serbe në pjesën veriore të Kosovës.
Ai ka thënë se me rënien e investimeve ndërkombëtare në Kosovë është intensifikuar puna e shërbimeve sekrete serbe.
“PTT Rad është një kompani në Zveçan me pronar Radeta Duloviq – Rade. Rade është shok i ngusht i Marko Gjuriqit. PTT Rad nga viti 2015 deri në vitin 2018 ka marrë tendera në vlerë 13 milionë euro të Republikës së Kosovës. I ka marrë 120 tendera në Zveçan, Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut”, ka bërë të ditur Kastrati.
“Pra më Serbia nuk ka nevojë të jap para, sepse ne nga paratë tona po ia japim Serbisë. Ato janë para tonat, sepse janë para të tatimpaguesve kosovarë”.
Më pas Kastrati ka thënë se po i njëjti njeri e ka vendosur shtatorën e Car Llazarit në Mitrovicë dhe ka ardhur Gjuriqi e ka prerë shiritin.