Trump “selam“ Bidenit: Mos u ngut të vish në zyrën e Presidentit


Kandidati për President nga radhët e Republikanëve, Donald Trump I ka dërguar një mesazh kundër kandidatit të tij nga radhët e Demokratëve, Joe Biden.

Përmes një postimi, Trump ka thënë se Joe Biden nuk duhet të gaboj e të vij në Zyrën e Presidentit, transmeton Indeksonline.

“Joe Biden nuk duhet të gaboj dhe të vendoset në zyrën e Presidentit. Edhe unë mund ta bëj këtë. Procedurat ligjore tashmë kanë filluar”, u shprehë Trump, duke bërë me dije se do të kërkoj verifikimin e votave.

Deri më tani askush nuk është shpallur fitues, por Joe Biden është shumë afër fitores pasi I duhën vetëm edhe 6 vota elektorale./Indeksonline