Turku përpiqet t’a mashtrojë shqiptarin me akulloren, ja si ia hedh ai (VIDEO)


Janë kthyer hit tashmë në Instagram videot e akullore-shitësve turqë të cilët bëjnë manovra shpejtësie me akullore ku përpiqen që të befasojnë blerësit e tyre. Në këto video blerësi arrin t’a marrë akulloren në dorë pas shumë mundimesh, por kjo nuk ndodh në rastin e këtij shqiptari.

Miran Ramadani, një shqiptar nga Kosova, i njohur për videot humoristike, ka shkuar në Turqi dhe video ku ai blen akullore është bërë virale.

Kjo, jo pa arsye. I riu shqiptar ka befasuar shitësin turk, i cili po i bënte manovra shpejtësie me akulloren, por shqiptari ka arritur t’a mashtrojë turkun duke i nxjerrë një tjetër akullore. Komentet e ndjekësve në Instagram kanë qenë të shumta dhe humori ka mbizotëruar në to.