U kthye nga Zvicra në Kosovë dhe nga biznesi me dele po fiton mirë! (Video)


Pamjet magjepsëse të bjeshkëve të Strellcit si dhe jeta në stane u pasqyrua sot përmes emisionit “Diçka po zihet” në RTV21. U tregua si gratë e këtij vendi përgatisin djathin, kosin dhe bylemtit në përgjithësi, shkruan portali rtv21.tv.

Në bjeshkët e Strellcit kultivohen bagëtitë si lopë e dele. Një tregim i veçantë erdhi edhe nga Enver Kapitaj.

Ai nga dashuria e madhe që kishte për delet la jetën në Zvicër si dhe një ofertë për të shkuar në Francë vetëm për t’u kujdesur për to.

Megjithatë edhe kësaj pune ia pa hajrin, ai vet pranoi se ka fitim nga biznesi që bën me delet.

“Maksimumi ner 10 mijë euro fundi i viti nuk del, me kurbana e me djath se kam klientë shumë”, tha ai./21Media