Presidenti francez Emmanuel Macron ka te ntuar sonte të qetësojë gj ak rat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemë rimin e tyre prej karikaturave të Profetit musliman. Por ai shtoi në intervistën me rrjetin e Katarit, Al Jazeera, se nuk do të pranojë kurrë që ato mund të justifikojnë d hunën. Ndërkohë shumë vende muslimane kanë nxitur bojkot të mallrave franceze kur Macron mbrojti të drejtën e shfaqjes së karikaturave, në kontekstin e lirisë së shprehjes.
Presidenti francez tha gjithashtu se besonte se reagimet e ashpra nga vendet muslimane kishin ardhur pasi njerëzit gabimisht besojnë se ai i mbështet karikaturat, apo se ato mund të jenë krijuar nga shteti francez.“Unë i kuptoj ndjenjat që po shprehen dhe i respektoj ato. Por ju duhet të kuptoni rolin tim, që është të bëj dy gjëra; Të promovoj qetësinë dhe gjithashtu të promovoj të drejtat”, tha Macron duke iu referuar lirisë së shprehjes për ata që krijuan karikaturat.