UÇK ka qenë ushtri popullore të cilën ti Hashim Thaçi… e vodhe, e tradhtove!


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka thënë se kjo ushtri ka qenë lëvizje vullnetare e popullit.

E pas kësaj deklarate ka reaguar ish-komandanti i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Thaçi e vodhi UÇK-në, e tradhtoi dhe e manipuloi.

Miftari e ka akuzuar Thaçin edhe për numrin e madh të veteranëve.

Postimi i plotë:

Vaji i bilbilit, ra Haga shkaktar e Thaçi po i fshin gjitha fjalitë dhe trimëritë e tij që na i kanë thanë neve refren që 22 vite rresht!

Hashim Thaçi ka deklaruar se UÇK ka qenë lëvizje vullnetare, pjesë e rezistencës civile dhe angazhimit për liri e pavarësi në Kosovë.

UÇK ka qenë ushtri popullore të cilët ju Hashim Thaçi… e vodhe, e tradhtove dhe e manipulove siç po bën edhe tani, sa për veteran e ke fjalën këtu për luftëtar të vërtetë apo për veteranët e juaj e votave politike mbi 40.000 veteran të rrejshëm!