Gjermania dhe Franca kanë sjellë bllokime më të ashpra sesa Zvicra dhe ka paralajmërime se kontrollet kufitare do të sigurohen që udhëtarët zviceranë t’u përmbahen rregullave.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, thotë se oficerët e policisë nga i gjithë vendi do të dërgohen në zonat kufitare. Ata do të kenë kompetenca emergjente për të kontrolluar këdo brenda 30 km të kufirit për t’u siguruar që po u përmbahen rregullave, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Gjermania e konsideron Zvicrën një zonë rreziku dhe çdo banor zviceran në Gjermani do të duhet të tregojë se ka një arsye të mirë, përndryshe përballet me gjoba të rënda.