‘Ule kokën. Mos ma drejto gishtin, hiiiiç u kry’ – Çka po ndodh mes deputetëve në Kuvend


Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka thënë zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj që të mos dalë më në foltoren e Kuvendit.

“Është koha e fundit të konsolidohemi si shtet, jo të fyhemi e shajmë njëri tjetrin, qeveria nuk është këtu për ta sharë opozitën, por për ta dëgjuar atë. Dalja juaj në foltore në këtë Kuvend sot është ofendim për familjarët e të pagjeturve sepse ju e keni konsideruar këtë debat tëk onsumuar prandaj mos dilni më në këtë foltore”, ka thënë Musliu.

Më pas edhe deputetja Saranda Bogujveci ka lexuar emailin që ka publikuar Duda Balje, ku zëvendëskryeministri e konsideronte të ‘konsumuar dhe ezauruar temën e të pagjeturve.

“Ti duhesh me ulë kokën dhe jo me ma drejtu gishtin mu edhe ti s’ke të drejtë më dalë më në këtë foltore hiiiiç u kry”, ka thënë Bogujevci.

Pas kësaj ka reaguar Selmanaj por ai është penguar nga deputetët duke grushtuar tavolinat..