Unë jam me Aro Muriqin e Dreshevicin, jo me Xhakën e Shaqirin, ata s’janë patriotë

Nga Viktor Buzhala

Ibrahim Dreshevic lindi në Suedi. Kjo nuk e pengoi aspak që t’i thyejë këmbët duke vrapuar për Kosovën. Madje, ngjyrat e vendit të vet të origjinës i bartë me krenari.

As Arianet Muriq, apo sic e njohim ne Aro Muriqi nuk lindi në Kosovë, por në Zvicër. Madje, karrierën profesionale nuk e filloi në Bazela a Luzerna, por në një nga klubet më të mira në botë, Manchester City. Edhe Aro Muriqi i mbronë ngjyrat e Kosovës, ndoshta duke e dëmtuar karrierën e tij. Por, shihet që të dy e japin maksimumin në fushë, duke luajtur me zemër.

E kundërta ndodhi me Xhakën e Shaqiri. Ata e kanë gojën plot patriotizëm. Por, nuk pranuan të luajnë për Kosovën në asnjë rrethanë. Ata i mbrojnë me krenari ngjyrat e Zvicrës dhe ne duhet ti respektojmë për këtë. Po, na i bënë zemrat mal duke e eIeminuar dy herë Serbinë nga kampionatet botërore, por kaq. Ata e bënë këtë jo si kosovarë, por si zviceranë.

Pikërisht Zvicra për pak na la pa lujtur futboll fare. Me 3 Maj të vitit 2016 në Budapest, teksa po votohej anëtarësia e Kosovës në UEFA, e prej aty me automatizëm edhe në FIFA, Zvicra votoi kudër. Pra, Zvicra që ne i duartokasim aq me fantazizëm kishte marrë anën e Serbisë e Rusisë që ne të mos na lejohej të luajmë futboll. Dhe për pak ia arriti, pasi rezultati ishte shumë i ngushtë në favor tonin e jo të Zvicrës, Serbisë e Rusisë.

Kjo ishte arsyje e madhe që edhe Xhaka, edhe Shaqiri ta braktisnin atë kombëtare dhe ti bashkoheshin Kosovës. Por, nuk e bënë këtë, sepse janë patriotë me bateri. Madje, për dallim prej Muriq e Dreshevic, Shaqiri ishte lindur në Kosovë dhe kishte shumë më tepër arsyje. Por, e ndjekën interesin personal. E kur ndjeket interesi personal dhe jo ai i vendit tënd, atëherë nuk mund të thirresh patriot.

Ata mund të jenë nacionalistë, sidomos Xhaka. Por, nacionalizmi shihet si një veprim i tejkaluar dhe që e ka penguar secilin vend qe e ka pasë në dozë të madhe. Dozat sa më te lartë të atdhedashurisë, pra ndaj vendit tënd, aq më tepër ia sheh hajrin ai shtet.

Nuk duhet ta harrojmë që Zvicrës i kemi shumë borxhe, pasi bashkë me Gjermaninë na siguruan mbijetesën gjatë viteve ’90. Por, zvicranët në aspektin sportiv janë munduar të na fundosin sa më tepër të jetë e mundur.

Uroj të fundosen ata, sidomos në shtator të vitit të ardhshëm, kur do ta vizitojnë Prishtinën për tu ndeshur me Kosovën. Uroj ti pret ferri, pra një humbje e thellë prej të cilës të mos kfillen kohë të gjatë.