URIME! Haradinaj – Stublla jep lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës

Haradinaj – Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka dhënë një lajm të mirë.

Ajo ka njoftuar se sot është jetësuar pavarësimi energjetik i Republikës së Kosovës.

“Jetësimi i pavarësisë energjetike për Republikën e Kosovës, është një lajm i rëndësishëm për popullin dhe shtetin e Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe plotësimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Shpreh mirënjohjen e thellë Gjermanisë, Francës, Italisë dhe gjitha vendeve anëtare të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale”, ka shkruar në Facebook.