Edhe një medalje për Kosovën. Pas Distria Krasniqit, medalje në Budapest ka fituar edhe Loriana Kuka. Kuka e rrëmbeu medaljen e bronztë, derisa ditë më parë Distria fitoi të artën.
Kosova e ka fituar edhe një medalje në Grand Slamin e xhudos në Budapestit, që përfundon sot.
Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë.
Në lu ftë për vend të tretë, Loriana e mposhti rusen Antonina Shmeleva, për t’u shpërblyer për punën e gjatë muajve të fundit, pasi ishte gara e parë pas pandemisë që paral izoi gjithë botën.
Në Budapest, medalje ka fituar edhe Distria Krasniqi.
Ajo ka rrëm byer të artën të premten. /Gazeta Express