Urimi i veçantë që ushtarët e Kosovës e bënë për pavarësi nga Anglia (VIDEO)

Disa u shtarë të Kosovës që Dita e Pavarësisë i zuri jashtë atdheut të tyre nuk harruan që ta urojnë 13 vjetorin e saj.

Ata gjatë ushtrimeve të tyre në bazën ushtarake të Brecon në Mbretërinë e Bashkuar ndan pak kohë për ta realizuar një video urimi dhe publíkuar më pas, njofton Klan Kosova.

Në krye të tyre ishte toger Bajram Geci që tha se bashkë me kolegët e tij po e festojnë ditëlindjen e Kosovës.

“Urime ditëlindja Kosovë”, thanë njëzëri ushtarët e tjerë.

Këta ushtarë po trajtohen në “Infantry Battle School”, i cili është një institucion trajnimi i ushtrísë britanike në Dering Lines në Brecon, Uells.