Ushtarja e UÇK-së: Kur më arrestoi UNMIK-u, m’i mbyllën edhe sytë, dëshmitarët thoshin “kam ni”

Peka Gashi është ushtare e UÇK-së. Ajo bashkë me bashkëshortin e saj ishin pjesë e l uftës çlirimtare. Në një postim kishte treguar se si ishte burgosur pas luftës nga UNMIK-u dhe cilat ishin dëshmitë e dëshmitarëve kundër saj.

Storiet ishin sa qesharake aq edhe t ragjike.

Ja tregimi i plotë:

Kur kemi qenë të burgosur ne disa nga Unmiku në vitin 2001 – 2003, hetuesve nuk iu mjaftonte që n’a merrnin në pyetje me orë të tëra ditën e natën nga qelia ku na kishin mbyllur në burg sa në Prishtinë e sa në Prizren por, me sy mbyllur e duar lidhur nga pas n’a dërgonin edhe në Bonstill, demeke aty hetuesia më në nivel, e t’iu shterrim trurin.

As uj nuk na jepnin me pi kaç kriminela n’a konsideronin dhe gjatë gjithë kohës thonin shshshtttt asnjë fjalë e juaja s’ka vlerë, tashmë kemi dëshmitarë kundër jush. Kur erdh koha dolem para trupit gjykues me lloj lloj aktakuze që e kishin qëndisur ca langoj e zagar dhe hop dëshmitari i parë në ballafaqim me ne para trupit gjykues. Belbzonte tek sa e ballafaqonin me dekleratat që i kishte dhënë kohë më parë dhe tha: Po, kom thoon qiiishtuu po un nuk di kurgjoo valla jo s’di, muu m’ka thoon filoni qiishtuu për ktaa. Mirë, ditën tjetër erdh filoni edhe tha: aiiii breee edhe juu s’di more kurgjoo, muu m’ka thoon fisteku për ktaa qiiishtuu. Fisteku kur erdh tha: aaaa pooo kuum thoon vallaa pooo, po muu m’ka thoon filon pishpiriku bree, ktaa un si kom pa kurr, s’i njooh.

Dhe pishpiriku i nonës vetë pa n’a pa n’sy tha: po breee poo kom thoon. I kom pa niheree me nii restoraant kta, jo që i kom nii çka kanë fol po qashtuu ma ka marr mendja. Pra i gjithë procesi gjyqsor ishte zhvilluar me atë që dikujt ia ka marr mendja që kështu ka qenë. Mirë që doli në shesh në seancat në vazhdim edhe sa para janë dhënë për me u burgosur ne dhe pse…

Dëshmitarë të tillë ka edhe në gjykatën speciale, kështu ka për të qenë fundi. Ai me tha, ne ju ata ato…